Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, po përballet me probleme të shumta mes qytetarëve të dëmtuar, kompanive të ndërtimit dhe pushtetit vendor. Media shihet si e vetmja mundësi për të ngritur zërin dhe kërkuar të drejtën e tyre, teksa burokracitë dhe vonesat në vendimmarrjen për godinat e tyre, apo marrjen e bonusit po krijojnë konflikte të reja, siç po ndodh edhe me banorët e këtyre pallateve në zonën e plazhit, një nga më të dëmtuarat nga tërmeti.