Puntata e parë e programit televiziv Dua të të bëj të lumtur, një produksion i Top Channel përcolli mbrëmë tek teleshikuesit emocione, lot, gëzim, falje, e shumë surpriza. Moderatorja Arbana Osmani dhe stafi i saj e nisin këtë sezon me dedikimin për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.