Këtë javë i ftuar në studio Dren Abazi. Ai është këngëtar, kompozitor, producent dhe kitarist nga Prishtina, i lindur më 13 shkurt 1985. Është themeluesi dhe lideri i Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, me një stil që ndërthur muzikën ballkanike, jazz dhe rock. Gjatë intervistës artisti prek disa etapa të karrierës së tij. Vizita e parë në Tiranë, regjistrimi në shkollën Fan Noli dhe marrëdhenia me familjen e tij. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.