Me anë të një deklarate për mediat FSHF njofton se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë ka kërkuar kontroll të dokumentacionit të personave të kontraktuar nga FSHF nga viti 2010 deri në Janarin e vitit 2018, si dhe tatimi dhe burimi për të ardhurat nga pagat, shpërblimet, bonuset, honoraret për secilin, të ardhura të tatueshme deri në muajin Janar 2018.