Mungesa e politikave të tregut dhe çmimet e ulëta të prodhimeve bujqësore të stinës, po i çojnë drejt falimentimit fermerët e njësisë administrative të Frakullës në Fier. Sefer Ferra, fermeri nga Kafaraj, prej 20 vitesh merret me kultivimin e perimeve të stinës. Ai ka marrë me qira 55 dynym tokë bujqësore, të cilën e ka mbjellë kryesisht me domate, speca, patëllxhane dhe shalqi.