Një tjetër operacion është finalizuar nga Policia e Tiranës, në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. 4 persona janë vënë nën pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar tre armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash.