Dosja e parë e SPAK, mbyllet hetimi për 8 persona, “shkëmbyen hashash me heroinë”
30/12/2019 19:33

Porkuroria e Posaçme (SPAK), mbylli hetimet dhe dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe të dorëzuar pranë gjyqësorit nga prokurorët e posacëm. Tetë persona akuzohen nga prokurorët e SPAK si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike. Të akuzuarit janë Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi. Sipas prokurorit të posaçëm të SPAK, Eneid Nakuçi, të tetë të akuzuarit kishin role të ndara gjatë trafikimit të kanabis sativës, dhe konkretisht shtetasi Aranit Bita, sipas prokurorisë së posaçme, siguronte lëndën narkotike në Tepelenë dhë më pas organizonte transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan, me destinacion Pogradecin. Sipas prokurorisë së posaçme, lënda merrej në dorëzim nga shtetasi Elvis Gjona, i quajtur Gjoni. Pikërisht ky shtetas bënte të mundur dërgimin e hashashit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Ohrit. Më tej prokuroria thotë se, sipas të dhënave, shtetasi Aranit Bita dhe bashkëpuntorët e tij po grumbullonin sasi kanabis sativa, e cila po planifikohej të trafikohej në Turqi në shkëmbim të heroinës që do të sillej më tej në vendin tonë për t’u trafikuar e shpërndarë tek përdoruesit. Në dosjen hetimore referohen edhe përgjime, mes tyre tyre edhe biseda për një shtetas turk që thërritej “abi” dhe për të ciln thuhet se po e prisnin në Rinas. Prokuroria thotë se nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se Araniti ka biseduar me Lonard Demirasin ku shtojnë se do takoheshin në një pikë karburanti, ku ishte lënë peng një mjet Audi, që do shkëmbehej me një sasi droge të gjetur në Tepelenë. Përmendur përgjimet, prokuroria shton edhe fraza të koduara sikurse respektimi i shokëve apo edhe blerjes së 5 kg mish që, sipas prokurorisë, ka kuptimin e marijuanës. Në përfundim prokuroria thotë se janë numëruar thasët dhe janë 39 copë me 547 paketime që pas peshimt rezultojnë 578 kg canabis. Prokurorët e posaçëm llogaritet që në fillim të janarit 2020 të dorëzojnë një sërë dosjesh të përfunduara nga kolegët e tyre ish prokurorë të Krimeve të Rënda. Ndërkohë nga prokuroritë e rretheve gjyqësore vazhdojnnë të vërshojnë dosje të tjera hetimore kryesisht për çështje korrupsioni në nivele të ulta. Sidoqoftë, sfida e parë e SPAK do të jetë pikërisht hetimi në nivele të larta të zyrtarëve, e po ashtu krimi i organizuar.

Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23
Top Channel/ Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta shkoi në 210 lekë, benzina 173 lekë
09/04 15:18
Top Channel/ Rishikohet arresti me burg, Gjykata e Lartë shqyrton ndryshime për paraburgimin
09/04 15:07
Top News- ‘Sekseri’ i vrasjeve me pagesë / Kush është Leksi i Druve dhe përplasja me ish deputetin
09/04 15:04
Top News – Nisma urgjente e PD për naftën. PS ja rrëzon në seancë plenare, ‘bordi rregullon çmimin’
09/04 15:04
Top News – Irani, në pikën nga ku s’ka më kthim! Meloni: Po punojmë për lirinë e lundrimit në Hormuz
09/04 15:00
Top News – 1.9 milionë ushtarë rusë e 7 mijë tanke, Franca pret luftë me Rusinë, ‘shqetësim kryesor’
09/04 14:20
Top News- Ekstradohet ‘Leksi i druve’/ Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve
09/04 14:08
Top News – Në kërkim, por i armatosur. Lushnje, prangoset 21 vjeçari që harroi pistoletën te berberi
09/04 13:59
Top News – Ulet me 10 lekë nafta. Bordi ndërhyn sërish te çmimet tavan të karburanteve
09/04 13:58
Top News – ‘Njoftojeni kur t’i dalë rroga’. PD akuza ministres Sala: Nuk e di për ça është aty!
09/04 13:41
Top News – Trump i beson Putinit…! Zelenski: Injoron provat se Rusia po ndihmon Iranin
09/04 13:40
Top News – Astronautët rikthehen me ‘duart plot’. Artemis II përmbyllet të premten në San Diego
09/04 13:29