Do vaksinohen 40% për tre muaj/ Silva Bino lajmëron që fundi i muajit qershor do të sjellë lehtësim
30/03/2021 15:06

Ekspertja e të gjithë procesit të vaksinimit që po kryhet në vendin tonë siguron qytetarët se vaksina Sinovac ka të dhëna optimiste në lidhje me efektshmërinë në popullatë dhe ajo pritet të parakualifikohet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këto ditë. Silva Bino: Kemi të dhëna në lidhje me efektshmërinë e vaksinës në Turqi, i cili është një vend që ka marrë pjesë në fazën e tretë të studimit para se të fillonte vaksinimin masiv dhe kemi të dhëna nga Brazili e disa vende të tjera. Sinovac i ka ofruar OBSH për të marrë parakualifikimin. Sinovac mund të kryhet mbi moshën 18 vjeç e lart pasi vetëm Pfizer dhe Moderna ka nisur studimet për tu aplikuar edhe tek fëmijët. Antitrupat me Sinovac mund të krijohen brenda dhjetë ditëve të para pas dozës së parë, ndërkohë që doza e dytë mund të kryhet jo më afër se një muaj nga doza e parë por mund të shtyhet edhe më shumë. Për të katër vaksinat që janë në Shqipëri, pra Sinovac, Sputnik, Pfizer dhe AstraZeneca, Bino thotë se janë të efektshme ndaj Covid. Por me këto ritme të vaksinimit, kur Shqipëria mund t’i kthehet normalitetit? Silva Bino: Ne jemi në garë me kohën për të vaksinuar sa më shumë, sidomos me dozën e parë, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë të mirë vaksinave. Në qoftë se ne do të kemi këtë furnizim me vaksina, të cilat do të vijnë sipas marrëveshjeve në kohën e duhur, besojmë se deri në fund të qershorit të kemi të vaksinuar të paktën 40% të popullatës. Duke qenë se synohet lehtësimi i turizmit në këtë sezon do të vaksinohen edhe ofruesit e shërbimeve, hoteleve dhe restoranteve.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15