“Do hapet dera e ferrit”/ Irani me 13 skenarë hakmarrjeje: Makth historik për amerikanët!
07/01/2020 20:13

Irani është duke marrë në konsideratë dhe shqyrtim 13 skenarë hakmarrjeje, si një kundërpërgjigje kjo ndaj sulmit ajror amerikan që i mori jetën gjeneralit Qassem Soleimani në Irak. Lajmi në fjalë u bë me dijeni nga një zyrtar i lartë, saktësisht nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamhani, shkruajnë mediat e huaja. “Amerikanët duhet ta dinë se 13 skenarë hakmarrjeje janë diskutuar deri më tani në Këshill, dhe nëse biem në konsensus për të ekzekutuar skenarin më të rëndë, ai mund të jetë një makth historik për amerikanët”, paralajmëroi Ali Shamhani. Më tej, Shamhani shtoi se bazat amerikane në të gjithë Irakun janë duke u mbajtur nën mbikëqyrje të plotë, nga ku pretendohet se dihet numrin i saktë i personelit dhe pajisjeve që mbahen në secilën prej tyre. “Ne këmbëngulim që të gjitha trupat të tërhiqen,” tha ai, sipas gazetës iraniane Resalat. “Nëse trupat duan të gërmojnë në baza, ne do t’i shkatërrojmë ato.” Më tej vazhdoi: “Ata që zvarriten nëpër strehëza dhe mbyllin dyert duke shpresuar të shpëtojnë nga hakmarrja jonë, nuk janë të vetëdijshëm se Republika Islamike do të hapë derën për në ferr. Nëse trupat amerikane nuk e lënë rajonin tonë vullnetarisht, ne do të bëjmë gjithçka për t’i larguar.” Ju kujtojmë se Irani është zotuar të bëjë një hakmarrje shkatërruese për vrasjen e Soleimani, e cili pritet të marrë hov sot, pas një periudhe tre-ditore të zisë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30