“Do arrestohet kandidati i Berishës për Tiranën”, Curri jep listën, kandidatët: Do turpërohesh!
03/03/2025 23:02

Demokratët votuan të shtunën për primaret, për të zgjedhur kandidatët e tyre për deputet më 11 maj. Edhe pse në një sprovë të vështirë përpara anëtarësisë 10 ditë përpara përpilimit të listave finale të kandidatëve për deputetë, Sali Berisha vendosi të mos heq dorë nga statuti i PD për t'i shkuar deri në fund procesit nga ku dolën edhe fituesit në të 12 qarqet e vendit. Megjithatë edhe pse fituesit e primareve në ccdo qark kanë rritur pritshmëritë për të qenë në listat e sigurta për deputetë, Berisha sot uli entuziazmin e fitores për shumë prej tyre. Në këto zgjedhje listat janë gjysmë të hapura, ku një pjesë do të jenë në listë të sigurtë, e pjesa tjetër në bazë të votave që do të marrin. E përsa i përket listave të mbyllura Berisha tha se janë marrëveshjet me aleatët, që do i dorëzojë këtë të hënë në mbëmje sipas afatit të KQZ. Si do të hartohen listat e kandidatëve për deputetë? A do të sjellë pakënaqësi dhe refuzim për disa vendi në listat për deputetë?

PORTOKALLI Portokalli - Bileta