Emisioni "Fshatrat e Shqipërisë" nis nga kjo e shtunë, ciklin e ri të udhëtimit në Top Channel. Do të jetë një start i fuqishëm ky, nga ku Ilnisa Agolli tregon se natyra është i vetmi shpëtim dhe e vetmja kurë që rrëfen histori të mëdha në çdo kohë. Thesaret e mëdha janë fshatrat dhe Shqipërisë sonë të vogël nuk i mungojnë. Edhe pse një situatë e jashtëzakonshme, zonat më të paprekura janë ato rurale ku aktiviteti sektorit bujqësor vazhdon, rreziku është më i ulët dhe puna prodhuese për blegtorët e fermerët vijon. Natyrën dhe njeriun nuk ka pandemi që e ndal. Ky mbetet dhe misioni i televizionit Top Channel, i pari që sjell me pranë vlerat për të sfiduar nga rrënjët çdo të keqe. "Divjaka në sfidë me Covid-19" . Për të mos u humbur ora 14:30 në Top Channel dhe ora 18:00 në YouTube live-stream.