Olsi ka tejkaluar çdo sfidë për t’u bërë një qytetar i shkolluar. Prindërit, ndonëse me arsim 8-vjeçar të papërfunduar, e kanë porositur të mësojë, të lexojë, pasi vetëm përmes arsimimit nuk do të etiketohej si “fëmija rom” dhe në të ardhmen do të gjente një punë.