Dita e personave me aftësi ndryshe/ Protestë sensibilizimi, “na privohen shumë të drejta”
03/12/2020 15:39

Në Durrës, personat me aftësi të kufizuar hasin vështirësi të shumta për shkak të barrierave me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme, ndaj më 3 dhjetor në ditën e tyre ndërkombëtare ata ngrenë zërin për problematikat dhe më shumë vëmendje nga pushteti dhe e gjithë shoqëria. “Në 30 vjet është bërë shumë pak në realizimin e të drejtave tona. Kemi një qytet me infrastrukturë të papërshtatshme për të verbëritë. Nuk ka semaforë akustikë, shirita vizues. Trotuaret janë të bllokuara me pengesa të vendosura dhe që janë mundësi për t’u dëmtuar të verbrit ndaj ata s’kanë fare mundësi të aksesojnë qytetin e Durrësit në mënyrë të pavarur, pa shoqërues”, tha Saimir Farrici, kryetar i shoqatës “Shpresë për të verbërit”. Në Durrës, Adivije Hoxha thotë se qendrat e punës dhe shumica e institucioneve publike shëndetësore, arsimor e dhe kulturore janë të pa aksesueshme për ta. Ajo vetë është dhe poete, e apasionuar pas librit dhe fuqisë së tij, por nuk ka mundur asnjëherë të frekuentojë bibliotekën e qytetit. Ajo është kthyer në një zë të fortë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në qytetin bregdetar. “Ne kemi të drejta të barabarta dhe jemi këtu për të kërkuar zbatimin e kuadrit ligjor dhe për të sjellë në vëmendje se si pjesë e shoqërisë duam më tepër ambiente të përshtatura, më tepër lëvizshmëri, punësim, jetesë më dinjitoze dhe njerëzore dhe jo pagesë që na jepet si lëmoshë. Ne nuk jemi lypsarë, ne jemi pjesë e shoqërisë, prandaj kërkojmë punësimin dhe integrimin në shoqëri, ndaj kërkojmë një shoqëri të barabartë dhe dinjitoze.” Adivije Hoxha, Kryetare e shoqatës së paraplegjikë-tetraplegjikëve Durrës. Durrësi numëron 11.883 persona me aftësi ndryshe, të cilët jetojnë mes vështirësive ekonomike e sociale dhe mes barrierave shoqërore dhe infrastrukturore që i bëjnë të ndjehen të diskriminuar dhe të pa integruar.

Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59