Dita e Emigrantëve, Rama uron të gjithë shqiptarët jashtë atdheut: I dhanë vendit gjithçka kishin
18/12/2020 13:15

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët jashtë atdheut në ditën e Diasporës. Ai thotë se personat jashtë Shqipërisë i dhanë vendit gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës. “Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama. Ndërsa në videomesazh shkruhet se emigrantët kanë ruajtur vlerat e kombit, duke përçuar trashëgiminë historike. “Ne jemi diaspora shqiptare, një popull i shpërndarë ndër shekuj, origjina e së cilit ka një magji gjeografike. Kemi ruajtur vlerat e kombit, duke përçuar trashëgiminë historike. Fanatikë të thesareve tona kulturore, zakoneve e traditave të këtij vendi, jemi mbledhur të kujtojmë se çfarë na bashkon e të kuptojmë se distanca i ka rrënjët e cekëta. I kemi dhënë forcë gjuhës shqipe, si pushteti i përjetshëm për kombin tonë. Besojmë fort se bashkëpunimi dhe solidarizimi mbarëshqiptarë është suksesplotë e shpresëdhënës. Kemi folur e shkruar me gjuhën e dashurisë, duke nxitur politika ndërveprimi e fuqizuar marrëdhënie përtej kufijve. Kemi marrë vendime me rëndësi për vepra të mëdha e nuk ndalemi së punuari për një të ardhmen dinjitoze mbarëkombëtare. Kemi vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen me besimin te integriteti i burrave dhe grave të mençur të këtij populli. I kemi dhënë udhë ambicieve politike, shoqërore e kulturore me mendje dhe inovacion dhe zemrën në traditë. Na pret një rrugë e gjatë por e ndritur. Ecim të bindur e me shpresë në kapitalin më të çmuar të Shqipërisë, shqiptarët”, thuhet në videomesazh.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56