Dita botërore e autizmit e gjen këtë kategori në izolim, një situatë e vështirë për t’u menaxhuar sidomos për familjen dhe vetë fëmijët. Qendra e Autizmit Elbasan kujdeset për 75 fëmijë, të cilëve sot me sa mundet përpiqet t’i trajtojë online. Por mesazhet sensibilizuese nuk kanë munguar. Vetë fëmijët me autizëm, e familjet e tyre, gjithashtu kanë përcjellë mesazhe pranimi dhe dashurie.