Me mijëra turistë vërshuan në parkun e parë të Disney në Kinë, që sapo ka çelur dyert në Shangai. I konsideruar si investimi më i madh i kompanisë së famshme jashtë kufijve, parku 5,5 miliardë dollarësh është llogaritur të tërheqë shtresën e mesme, ndërsa me interes për drejtuesit e tij është dhe turizmi i brendshëm në lulëzim i vendit.