Aksi që lidh Librazhdin me Elbasanin është bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricës. Raportohet se disa makina kanë dalë nga rruga si pasojë e ngricës. Për këtë shkak është krijuar një trafik i rënduar ndërsa rruga është e pakalueshme. Në këtë aks janë udhëtarë të shumtë ku nuk mungojnë edhe fëmijët. Ata po qëndrojnë në makinat e tyre në kushte ekstreme të motit, ndërsa presin ndihmë për të zhbllokuar rrugën.