30 shtatori është dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës, AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.