Detaje të reja/ Krimi në Paskuqan, si nisën mosmarrëveshjet mes viktimës dhe kunatit vrasës
10/01/2020 11:22

Mbrëmja e djeshme në Paskuqan u përgjak nga një krim i rëndë në familje. Diku rreth orës 23:40, Eredet Çapoku goditi për vdekje me mjet të fortë (shkop druri), kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, 39 vjeçe. Burime për Top Channel shpjegojnë zanafillën e mosmarrëveshjeve mes 34-vjeçarit dhe viktimës. Deri para dy vitesh, Enkeleda dhe Erdeti jetonin bashkë në një banesë me qira. Mësohet se mes tyre ka patur mosmarrëveshje, ndaj Erdeti, i përzënë nga shtëpia shkoi të jetonte me të dashurën e tij, në një tjetër banesë me qira. Bëhet me dijeni se kur Erdeti u nda me të dashurën nisi të konfliktohej me kunatën për orenditë shtëpiake, mosmarrëveshje që duket se u shuan kur kunata i dha orenditë që ai donte. Mesa duket i riu nuk mundi kurrë ta falte faktin që e detyruan të ikte nga shtëpia, ndaj e përndiqte dhe filmonte sistematikisht kunatën dhe vajzën e saj 18-vjeçare. Nënë e bijë, ato punonin në një fabrikë këpucësh. Më pas, filmimet në fjalë ia dërgonte bashkëshortit të saj në burg, çka nxiste konflikt mes çiftit. I burgosuri i hakërrehej së shoqes që të mos dilte kurrsesi nga shtëpia. E gjitha kjo situatë e detyroi kunatën që ta denonconte Eredet Çapokun për përndjekje dhe dhunë, çka solli një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 34-vjeçari e kërcënonte të ndjerën që ta hiqte denoncimin, përndryshe do ta vriste, kërcënim të cilin e finalizoi mbrëmjen e djeshme. Çapoku ka hyrë me forcë në shtëpinë ku gjendej Enkeleda. Fillimisht ka goditur nënën e saj, e cila ka qenë zgjuar, për të shkuar më pas në dhomën e gjumit ku ka masakruar 39-vjeçaren.

Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58
Top Channel/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari pas tentativës
08/04 12:43