Deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë morën mln euro nga fondet e bujqësisë me IPARD! – Fiks Fare
27/12/2023 20:45

Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuzimet me fondet e bujqësisë, ku miliona euro shkuan në duart e politikanëve dhe firmave të mëdha. Një ditë pasi një konsulentë tregoi me zë dhe figurë të gjithë skemën sesi bizneset e mëdha duhet të mashtronin që të përfitonin këto fonde, Fiksi u ndal te listat dhe bizneset që kanë përfituar nga IPARD II. Nga hulumtimi rezultoi se fondet e AZHBR-së, të cilat janë për zhvillimin bujqësor rural, janë dhënë në mënyrë selektive. Disa subjekte kanë përfituar dhe të tjera jo! Fiks Fare ka bërë një hulumtim të të gjithë listave që ka publikuar AZHBR-ja. Në listë janë subjekte të mëdha, të cilat janë prej vitesh në sektorin bujqësor dhe blegtoral, ndërkohë që mungojnë njerëzit e thjeshtë, ose më saktë fermerët e thjeshtë. Gazetarët shkuan te disa nga këto firma që kanë përfituar fonde. Fillimisht në Maminas, Shijak, te agroturizëm “Kronos”. Firma ka marrë një shumë 961 mijë euro nga AZHBR-ja. Ka ngritur disa sera, ndërkohë që krahas serave është ndërtuar edhe një bar-restorant apo edhe hotel. Firma “Kronos” është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderëve në Shqipëri. Ka marrë me dhjetëra procedura. Pra, paratë e AZHBR-së kanë shkuar te një firmë dhe pronarë të pasur! Ndërkohë, disa kilometra më në jug, në Kavajë, është ngritur një serë në mes të qytetit. Por, në vend të produkteve bujqësore, në ato sera të financuara nga AZHBR, qëndronin disa kuaj. Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, firma e cila i ka ngritur këto sera është “KAVALJON”, në pronësi të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Ai u largua nga drejtimi i bashkisë në vitin 2016 me procesin e dekriminalizimit. Në listën e AZHBR-së është kjo firmë, e cila në dy thirrje ka përfituar plot 250 mijë euro.

Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30
Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30