E ndërtuar rreth 10 vite më parë, rruga që lidh Peqinin me Belshin ka pësuar dëmtime të rënda. Ajo është shembur në disa pjesë të saj nga gërryeja e lumit Shkumbin duke u kthyer në rrezik serioz për mjetet. Më e rrezikshme kjo rrugë është natën dhe për ata që kalojnë për herë të parë që nuk e njohin rrezikun e saj.