Dëmtohen tubacionet, probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Durrës dhe Shijak
02/02/2021 12:31

Rrëshqitjet e dherave në Durrës dhe Shijak kanë dëmtuar dy tubacionet e ujit të pijshëm, gjë që mund të shkaktojnë probleme në furnizimin me ujë. Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se nga dita e sotme do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për shkak të disa defekteve që kanë ndodhur nga shirat e ditëve të fundit. Stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit. Rrëshqitjet e dherave në depon e Shilores në Shijak kanë carë tubacionin DN 40 mm dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë. Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacionin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit. Në këto kushte është ndërprerë puna edhe në stacionin e pompave në Milot, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Durrësit dhe një pjesë e fshatrave. Dy brigada po merren me riparimin e defekteve dhe kthimin e situatës në normalitet. Ndërkohë situata në të gjithë qarkun e Durrësit po shkon drejt përmirësimit. Si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit, ndodhen nën ujë rreth 140 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në fshatin Vadardhë të Sukthit, Katund të Ri të Durrësit, si dhe në Murqinë të Fushë-Krujës. Ujë ka dhe në disa oborre shtëpish, po nuk raportohet për banesa të izoluara.

Top News – Siguria ushqimore për kafshët. Pr.ligji, deri në 2 milionë lekë gjobë për shkelësit
25/08 13:35
Top News- Projekti i rrugës Transballkanike/ IKMT nis aksionin për shembjen e objekteve tek ‘1 Maji’
25/08 13:29
Top News – Mbahen homazhet për Artur Zhejin, ceremonia tek Universiteti i Arteve
25/08 12:58
Top Channel/ Homazhet për Artur Zhejin/ Po mbahen në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura
25/08 12:21
Top Channel/ Berisha homazhe për Artur Zhejin: Një zë më vete në analizat e tij
25/08 12:20
Top News- Lapaj heq dorë nga mandati/ Kolegji vendos mes dy vajzave të ‘Shqipëria Bëhet’
25/08 12:16
Top Channel/ Pelegrinazhi nuk e ndihmoi/ Arrestohet në Malin e Tomorrit Dorian Beu
25/08 12:11
Top Channel/ “Të mbyllet dializa?! / Mjeku Nefrolog Barbullushi: Të ndryshohet mënyra e trajtimit
25/08 12:10
Top Channel/ Kolegji ndan mandatin e “Lapajt”/ “Shqipëria Bëhet”: Mandatin ta marrë Kleana Xhuveli
25/08 12:08
Top Channel/ IKMT rikthehen në lagjen “1 Maji” në Vlorë, shemben 27 objekte tek Transballkanikja
25/08 12:07
Top Channel/I dehur në timon vr*u 2 vajza/Sarandë–Delvinë, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin
25/08 11:55
Top News – Meta apelon arrestin. ‘Masa shkel vendimet e gjykatës së Strasburgut’
25/08 11:39
Top News- Nis shpërndarja e librave/ Afat deri më 7 shtator, nxënësit i përfitojnë falas
25/08 11:19
Top News – ‘Turizmi të ndahet nga Mjedisi’. Rama nis punën, Këshilla për kabinetin e ri qeveritar
25/08 10:57
Top News- I dehur dhe kundravajtje/ Përplasi makinën ku udhëtonin 3 vajza, dy humbën jetën
25/08 10:36
Top News- Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit/ Mjetet bllokohen pranë tunelit të Kalimashit
25/08 10:11
Top News- Arrestohet ‘pelegrini’ në Tomor/ Anëtar i grupit që trafikoi 150 kg kokainë në Itali
25/08 10:01
Top Channel/ Pjesë e grupit kriminal, momenti i arrestimit të 46-vjeçarit të dënuar nga GJKKO
25/08 09:15
Top Channel/ Park fotovoltaik, 303 mijë m2. Pogradec, banorët e Çërravës në protestë
24/08 23:27
Top Channel/ Vdesin dy motra në aksident në Sarandë-Delvinë. Plagoset një vajzë tjetër
24/08 23:26