Kisha 100-vjeçare e Shën Mëhillit në qytetin e Laçit nuk shpëtoi pa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe tërmeteve të tjerë pasues. At Sokol Pepushaj thotë se kisha ka pësuar dëmtime në pjesën e themeleve, plasaritje në mure, por lëkundjet rrëzuan edhe kryqin, i cili ishte i vendosur në çatinë e kishës.