Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria në Durrës përfundon hetimet
20/11/2020 11:52

Ndërsa për më pak se një javë bëhet 1 vit nga nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin ton, prokuroria e Durrësit njofton se ka përfunduar hetimet. Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në Durrës. Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente. Top Channel mëson se si përfundim Akuza dërgoi për gjykim të pandehurit si vijon: Ramiz Shehu Nevjana Isufi Abdulla Osmani Ruzhdi Xheka Arben Isaku Aldo Dakoveli Artur Terziu Artur Çela Klajdi Lame Flamur Gjuzi Albrend Qetka Skerdi Bello Artenis Malko Deshira Qato Arben Qato Kujtim Hasa Nëse i marrim emrat me radhë: Ramiz Shehu do të gjykohet në cilësinë e projektuesit dhe zbatuesit të punimeve të ndërtimit pa leje të banesës së familjes Lala, ku humbë jetën 8 persona: Marjeta Lala, Amelja Lala, Emiljo Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala dhe Grisilda Lala. Ramiz Shehu ka kryer ndërtimin e objektit katër katësh, pa respektuar rregullat dhe normat ligjore në fushën e ndërtimit gjë e cila ka sjellë si pasojë shembjen e objektit dhe vdekjen e tetë personave, ku kujtojmë se shpëtoi vetëm shtetasi Ram Lala pas ndërhyrjes së forcave të kërkim shpëtimit. Po ashtu, nga verifikimi i dokumentacionit të sekuestruar rezulton edhe një dokument në të cilën është firma e shtetases Nevjana Isufi. Inxhinieri emrin e të cilin mbante dokumenti u pyet për këtë Plan Rilevimi, dhe ka deklaruar se nga ana e tij as nuk është përpiluar dhe as nuk ishte firmosur një dokument i tillë dhe se Nevjana në mënyrë të kundraligjshme ka vendosur firmën poshtë emrit të tij duke përdorur emrin në dokumentat e hartuara prej saj. Kështu Nevjana Isufi ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve ”. Për Abdulla Osmanin, emri i tij del në shembjen e hotel Tropikalit, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën dy shtetas kosovarë (dy vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isah Abazi), si dhe kanë pësuar dëmtime të rënda pronari Abdulla Osmani dhe bashkëshortja e tij. Osmani në cilësinë e investitorit dhe ndërtuesit pa leje me veprimet dhe mosveprimet e tij ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”. Ai ka kryer ndërtimin e objektit pesë katesh+papafingo, pa respektuar rregullat dhe normat ligjore në fushën e ndërtimit. Ruzhdi Xheka, emri i tij lidhet me “Hotel Mira Mare”, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Sotiraq Misha dhe Evjola Broshka. Ky objekt ishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente dhe për të cilin pronari i tij, Ruzhdi Xheka kishte aplikuar duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit për legalizim në vitin 2005 dhe më pas edhe me një formular shtesë në vitin 2006. Rruzhdi Xheka në cilësinë e investitorit dhe ndërtuesit pa leje me veprimet dhe mosveprimet e tij ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”. Xheka pavarësisht se po ndërtonte një objekt ndërtimor pesë katësh me funksion social ekonomik “Hotel”, në kundërshtim me ligjin nuk ka pajtuar asnjë specialist të fushës së projektimit dhe ndërtimit me qëllim kryerjen e studimit gjeologjik, sizmik dhe më pas hartimin e projektit konstruktiv të objektit. Ndërsa Arben Isaku, në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t Durrës, duke miratuar legalizimin e objektit 5-kate të “Hotel Mira Mare” pa plotësuar më parë kushtet tekniko-ligjore ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06