Më 8 gusht, një breshëri plumbash goditi disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht duke shkaktuar dëme materiale. Në videon e mëposhtme, të siguruar nga Top Channel shihet një prej atentatorëve. Nga sulmi në fjalë, 6 makina luksoze përfunduan të dëmtuara. Kujtojmë se ky nuk ishte atentati i parë, pasi më 1 gusht u qëlluan 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk u raportua më herët. Shkak i sulmit u bë një grindje e ndodhur një vit më parë mes djalit të pronarit dhe 37-vjeçarit Mariglen Topuzi, ndërsa disa karikatorë kallashnikovi u zbrazën në drejtim të parkingut të automjeteve dhe ndërtesës.