Gjykata Administrative do të vendosë për herë të parë, që prej krijimit të saj, për vlefshmërinë e një dekreti presidencial. Bëhet fjalë për dekretin e shpalljes së zgjedhjeve më 11 shtator në Bashkinë e Dibrës, pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut Shukri Xhelili.