Dekorohen sportistët, vlerësimi i presidentit Meta për figurat historike të sportit
05/11/2019 20:00

Kjo e martë shndërroi presidencën për pak orë në një arenë futbolli, kur presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi me titullin ‘’Mjeshtër i madh’’ 4 personalitete që i dedikuan jetën këtij sporti duke lartësuar jo vetëm emrin e tyre por dhe të klubeve ku kanë dhënë kontribut. Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe i ndjeri Gani Merja u vlerësuan në këtë mënyrë nga presidenti, i cili ashtu siç e do rasti me anë të një fjalimi i falenderoi për gjithçka i kanë dhënë futbollit shqiptar. I ulur në rreshtin e parë duke dëgjuar çdo kompliment për të qëndroi Faruk Sejdini, i cili këtë vlerësim e mori mbi të gjitha për historinë e tij te Dinamo, e pikërisht kjo e gëzon e në të njëjtën kohë trishton figurën e tij që nuk kursehet të flas për aktualitetin e këtij klubi e gjithashtu për emocionet që i dhuroi titulli ‘’Mjeshtër i madh’’. ‘’Më vjen mirë qe vlerësohem me këtë titull. Nuk e prisja sepse këtë e për gjithçka bëra tek Dinamo, ndërsa aktualisht ky klub është në ‘’terr’’ dhe po bie nga kategoria e parë. Kjo më shqetëson sepse nuk kanë fusha, stadium, Dinamo po humbet dhe ne të gjithë së bashku duhet ta ndihmojmë të rikthehet aty ku ka qenë më parë. Sa i takon stadiumit te ri, jam i lumtur që do të jem prezent në ndeshjen e parë që do të zhvillohet ndaj Francës’’, u shpreh Sejdini. Fjalët e një figure si Sejdini padyshim rëndojnë në emrin e Dinamos që duket sa ka humbur busullën e nuk di të gjejë rrugën drejt vendit që i takon.

Top News- Investimi në stadiumin e Vorës. FSHF, Duka: Dikur nuk e mendonim, sot është realitet
02/12 11:32
Top Channel/ Vlora Half Maraton/“Vrapojmë për Pavarësinë” rikthehet në edicionin e 5-të, 400 vrapues
30/11 10:03
Top Channel/ Panik në Korçë, Skënderbeu-Lushnja ndërpritet pas problemeve shëndetësore të një tifozi
28/11 17:33
Top Channel/ Aktiviteti i madh i boksit për titujt WBC në Tiranë. Top Channel media partner
22/11 20:16
Top Channel/ Ndeshja Shqipëri-Angli/ Luhet për vazon e play-off
16/11 20:10
Top News – Faleminderit Amir Abrashi!/ Mesfushori i thotë lamtumirën Kombëtares Shqiptare
16/11 19:53
Top Channel/ Nis festa shqiptare para duelit me Anglinë, qindra tifozë marshojnë drejt stadiumit
16/11 16:58
Top Channel/ Shqipëri-Angli në Digitalb/ Silvinjo “luan me llogari” për të shmangur kartonët
16/11 15:10
Top Channel/ Ndeshja e “festës” Shqipëri-Angli/ Përballja e fundit e eliminatoreve të Botërorit 2026
16/11 12:44
Top News- Kombëtarja mbyll përgatitjet. Kuqezinjtë, atmosferë pozitive, pa presionin e rezultatit
15/11 22:02
Top Channel/ Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë
15/11 20:37
Top News – Sylvinho nuk e ul përqendrimin‘/ Ndaj Anglisë, ndeshje e madhe, kam folur me Brojën’
15/11 20:00
Top Channel/Ndeshja e “festës” Shqipëri-Angli! Nesër në Digitalb, përballja e fundit e eliminatoreve
15/11 19:56
Top News – Kombëtarja pret Anglinë/ Gjimshiti- Hyjmë në fushë për të marrë 3 pikët
15/11 19:23
Top Channel/ Sylvinho:Se kisha menduar të jem trajner, takimi me Mancinin më bëri të mendoj…
15/11 17:39
Top Channel/ ‘Broja ka luajtur mirë por…’, Sylvinho: Të gjithë lojtarët mund të kenë…
15/11 17:38
Top Channel/ ‘Në Shqipëri ndjehem si në shtëpi’, Sylvinho:Jam krenar për skuadrën që kemi, nesër…
15/11 17:29
Top Channel/ Ndeshja me Anglinë, Sylvinho: Nesër do të jetë e vështirë, por duhet ta shijojmë
15/11 17:23
Top Channel/ Shqipëri-Angli, Sylvinho: Mos u konfuzoni, ekip me nivel tjetër, ndeshje e vështirë
15/11 17:23
Top Channel/ “Tash sa vjet”, djemtë e Kombëtares festojnë pas arritjes historike, Ajeti ndan pamjet
14/11 10:57
BILETA Portokalli - Bileta