Në Dibër janë regjistruar reshje të dendura dëbore gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës në Peshkopi ka arritur rreth 20 centimetra e në zonat e thella mbi 30. Rrugët nacionale janë të hapura, por problem mbeten zonat e thella, ku mjetet detyrohen ta hapin rrugen vetë. Rruget e qytetit janë pjesërisht funksionale, pasi kompania kontrankore ka dalë me vonesë ne terren. Ndërkohë lëvizjet në qytet janë shumë të pakta.