Dëbora bllokon verilindjen, reshjet e para në Durrës e Tiranë
06/01/2017 00:00
Rruga e Kombit mbetet segmenti problematik për udhëtimin me automjete, për shkak se reshjet e dëborës janë shtuar gjatë mbrëmjes së të enjtes. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku dëbora po arrin në 60 centimetra trashësi.