Në këtë episod të Për'puthen do të ndiqni takimin e parë të Antonit të bërë me Gertën. Si shkoi takimi mes tyre? Përse nisi sherri mes konkurrentëve? Një djalë i ri simpatik i bashkohet kastit. Vajzat duket se e kanë "adhuruar" në shikim të parë. Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari