Të punësohesh si dado, tashmë nuk mjafton vetëm të kesh rritur fëmijët e tu, apo të kesh nipër e mbesa. Prindër, që kanë orare pune të gjata, kërkojnë te një dado jo vetëm besim e përkushtim ndaj fëmijëve të tyre, por edhe profesionalizëm.