Në këtë episod të Pushime on Top do të shkojmë së bashku me tri djem, kampionë të vendit që pasionin më të madh kanë apnean, zhytjen dhe gjuajtjen me pushkë në det. Aventurë, eksperienca të paharrueshme dhe të papritura nga historitë e tyre. Do të ndiqni po ashtu një intervistë me Gerta Gixharin, vajzën që rrëmbeu zemrat tuaja në BBV që ka plasur një lajm bombë, për largimin e saj nga puna, si dhe rifoli për deklaratën e famshme të kampingut, për të cilën s’duket se ka ndërruar mendim. Dhe s’mund të mungonte një ndalesë e jona në Galeria by TEG, në dyqanin Oreo & Tony dedikuar miqëve tanë 4 putroshë që në vapën përvëluese kanë po aq nevojë për përkujdes sa dhe njerëzit.