Kastriot Malaj, një qytetar nga Vlora ngre një shqetësim tashmë tepër aktual për shumë shqiptarë; rikthimin e të afërmve në vendlindje! Prej më shumë se dy muajsh, vajza e tij, dhëndri e disa shqiptarë të tjerë kanë mbetur jashtë kufijve shqiptarë dhe tashmë kriza “koronavirus” i ka bllokuar në shtetin fqinj, Itali. Kërkesa e tij, por edhe e shumë familjarëve të tjerë është t’u kthehen fëmijët në shtëpi dhe shteti të negociojë për mënyrat e kthimit të tyre.