Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 634. Nga gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Prof. Mira Rakacolli dha detajet: Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.