Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve nga CoVid-19 në vendin tonë ka shkuar në 467. 21 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.