TIRANË- Task Forca e ngritur në kuadër të masave kundër përhapjes së koroanvirusit mëngjesin e sotëm ka dalë në terren për të vëzhguar situatën me çmimet e produkteve në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Task Forca me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së u njoftua se që dje se do të fillonte aksionin në terren.