Greqia e kaloi me mjaft sukses pandeminë e COVID-19, dhe tani që piku i saj kaloi në vendin tonë fqinj, ai shpreson të tërheqë turistët e huaj Por situata e saj ka rritur ndërkohë edhe kërkesat nga të huajt për të pasur një pronë atje. Ky interes i shtuar ndjeshëm, e ka kthyer shtetin helen në tregun më të madh të pasurive të patundshme krahasuar me një dekadë më parë.Vetëm kërkesat dhe interesi nga britanikët, thotë DW janë rritur mbi 200% gjatë javëve të fundit, që kur në Mbretërinë e Bashkuar zbuti masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë dhe i dha dritën jeshile udhëtimeve brenda e jashtë vendit.