Rastet e koronavirusit në botë kanë shkuar në 340 mijë, sipas buletinit të fundit të universitetit John Hopkins. Më saktësisht, personat e prekur në të gjithë botën, për momentin janë 339259. Kina, Italia, SHBA, Spanja, Gjermania dhe Irani, janë sipas radhës, vendet më të goditura. Bilanci i viktimave është për momentin 14706 ndërsa totali i personave të shëruar shkon në 98.836.