Ka shkuar në 562 numri i të prekurve në vend nga covid-19. 14 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit. Deri më tani janë 26 personat që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa qytetet me më shumë raste të prekurish janë Tirana dhe Shkodra. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.