Prezantuesi televiziv dhe aktori e regjisori i njohur italian Ezio Greggio mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve në “Tirana International Film Festival”, ku ai u nderua me çmimin e Mirënjohjes për promovimin e aseteve kinematografike në Shqipëri, me qëllim sjelljen e produksioneve të huaja që janë të interesuara për shfrytëzimin e pejsazheve dhe studiove shqiptare.