Si çdo vit në prag të festave në Shqipëri tregtarët rrisin çmimet e produkteve ushqimore. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka nisur të monitorojë 6 tregje kryesore me qëllim të frenojë tregtarët të mos rrisin në mënyrë abuzive çmimet e produkteve të shportës dhe të fruta perimeve.