Çiftelia është një nga instrumentet muzikore me të cilat identifikohet trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare. Familja Çuni me origjinë nga Puka, e cila jeton në Tiranë, prej katër brezash e prodhon çiftelinë dhe po përgatit brezin e pestë. Ju ftojmë ta ndiqni historinë e tyre shumë interesante.