Në këtë episod të Pushime on Top, do të ndiqni dy intervista me dy personazhe që të gjithë i doni shumë dhe që rrallë zgjedhin të rrëfehen përpara kamerave. Artisti Stine, i cili rrëfeu eksperiencën e tij të BBV, si dhe planet për të ardhmen. Nga ana tjetër një vajzë, moderatore, artiste, shkrimtare që ka vite e shkëputur nga TV, por që ende është në memoriet e të gjithëve, Albana Osmani në një rrëfim si asnjëherë më parë, mbi emocionet e vjetra, atë ç’ka i mungon nga TV si dhe një aplikacion krejtësisht autentik, Çika App, në ndihmë të vajzave e grave. Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!