Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pashaporta janë të hapura edhe të shtunën, pasi rreth 800 mijë zgjedhësve u kanë skaduar këto mjete identifikimi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Nga 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtë vote në zgjehdjet e 25 prillit, rreth 800 mijë prej tyre jetojnë jashtë vendit ndërsa pothuajse 1/4 e popullsisë rrezikon të mos votojë në këto zgjedhje pasi u kanë skaduar mjetet e identifikimit.