Në këtë episod të parë për javën e tetë të transmetimit të Pushime on Top, do të rikthejmë rubrikën "Kampionët e vendit", me disa djem të rinj që kanë realizuar via ferratën e parë dhe të vetme në Shqipëri. Në zemër të Labërisë, në Kuç, kjo do të jetë eksperienca që ju nuk duhet të humbisni. Do të ndiqni po ashtu, një reportazh sa i përket Decathlon, brandi 50 vjeçar që ka hapur dyert në Kosovë dhe mirëpret me çmime fantastike këdo që ka pasion sportet e të gjitha llojeve. E së fundmi, pjesë e familjes prej vitesh, Digitalb, zbulon ofertën më të fundit dhe diçka më tepër sa i përket sezonit të ri me në fokus sportet.