Kryeministri britanik, David Cameron gabimisht ka harruar vajzën 8-vjeçare në pub. Tabloidi britanik, “Daily Mail” raporton se kryeministri Cameron ditën e dielë kishte dalë për një drekë si dhe për t’u argëtuar me miq të familjes në një pub dhe e kishte kuptuar se nuk e kishte vajzën me vete vetëm pasi është kthyer në shtëpi.