Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu. Takimi kishte në fokus diskutime në fusha me interes të përbashkët, si: avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve, rëndësia e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit rajonal dhe thellimi i ndërveprimit në organizata shumëpalëshe.