Cili është sekreti për të arritur në 112 vjeç dhe për të hyrë në librin Guinnes të rekordeve si më i moshuari në botë? Të mos zemërohesh kurrë dhe të buzëqeshësh gjithnjë”, thotë japonezi Chitetsu Watanabe, që sapo ka marrë titullin prestigjioz nga rekordet Guinnes. Ai ka lindur më 5 mars 1907 në Niigata, në veri perëndim të Japonisë dhe ka marrë certifikatën e rekordit të arritur në shtëpinë e pushimit ku qëndron, në qytetin e tij të lindjes. I vetmi mëkat i tij është nepsi: herë pas here i lejon vetes një puding me karamel.