“Bukurshkrimi” i Adrian Pacit/ Instalacioni i artistit vendoset në një nga sheshet e Tiranës
23/11/2020 15:43

Kjo nuk është një bankë shkolle, por një vepër arti e artistit Adrian Paci, e vendosur në një hapësirë publike. Në sheshin midis dy ministrive ( të Bujqësisë dhe Financave), e quajtur “Bukurshkrimi “, na sjell në pah elementë të nostalgjisë dhe kujtesës. Ky është reflektimi i një pjese të fëmijërisë, me dy fletë bronzi, ku në njërën pasqyrohen shenjat e në tjetrën shkrimi. “Në Tiranë jetojnë udhëheqësit tonë të dashur” shkruhet aty. Vepra trajton marrëdhënien e pushtetit politik me gjuhën si mjet manipulimi. Vepra u bë me nismën e shoqatës së artit, Harabel. “Kjo është një punë që lind për atë hapësirë. Unë marr një ftesë nga Harabeli dhe ftesa konsiston në faktin që unë si artist duhet të mendoj diçka për hapësirën publike. Edhe patjetër vetë marrëdhënia që ka me hapësirën qoftë nga pikëpamja fizike e hapësirës publike, por edhe simbolike. Në qendër të Tiranës mes ministrive, që në një farë mënyre janë simbol i pushtetit”, shprehet Paci. “Idenë e kishte që në fillim që të merrte dy fletë fletoreje të fëmijërisë së tij ku fillon e mësohen shenjat e para të bukurshkrimit. Në ato shenja shohim dhe shenjat e propagandës së asaj kohe, si injektohet që në fëmijëri gjuha e propagandës. Nga kjo vepër Adriani arriti me i dhënë formën e një banke të vjetër që gjysma është nga betoni dhe tjetra nga druri”, rrëfehet Dritan Zeneli. Fleta me gjuhën si territor i mundësisë dhe fleta me gjuhën si territor i propagandës mbështeten në një bankë shkolle për fëmijë.

Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
DIGITALB DIGITALB