Në këtë episod të fundit të javës së pestë të transmetimit për këtë sezon të Pushime on Top, siç e do tradita do të ndiqni rubrikat më të pëlqyera të të gjitha sezoneve. Nga “Mik i Shqipërisë”, ku do të njiheni me Buddyn nga Amerika që ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, te takimet e përjavshme në TEG, ku këtë herë “zhveshëm” Lein nga sekretet në Fashion & Friends.